Vetëm pak orë kanë mbetur nga fillimi i formatit të kulinarisë në Top Channel, MasterChef Albania, i cili nga sonte nis edicionin e tij të tretë.
Anissa Quintanilla është konkurentja e parë që do të përballet para jurisë, vjen nga Belgjika, por origjinën e ka nga Vlora. Pasioni i saj janë tatuazhet dhe udhëtimet.
Sonte, ajo do prezantohet para shefave me pjatën e preferuar të bashkëshortit të saj!
Rubens Gjata një djalë tjetër i cili mesa duket ka marrë frymëzimn nga djemtë e tjerë që jetojnë jashtë Shqiperisë por erdhën për të konkuruar në vendin e tyre për tu bërë MasterChef, ai jeton në qytetin bregdetar të Selanikut në Greqi.
Xhevi është një konkurente tjetër, edhe për të ëndrrën në sirtar është të bëhet një shefe e përsosur.
Esi Ibraj është 24 vjeç, tifoz i çmendur futbolli dhe shumë patriot.
Sonte në mbëmje, ai do sjellë para shefave një pjatë me një temë mjaft të veçantë…
Master Chef është një patentë televizive ndërkombëtare, e cila ka si bazë kulinarinë. Në të garojnë persona të apasionuar pas kuzhinës ku shumica e tyre janë thjesht amator dhe artin e gatimit e kanë zbatuar vetëm në shtëpi.
Po konkurentë të tjerë kush do jenë? Të presim orën 21:00 për më tëpër!
IMA / J.Kasaj