Ndërrimi i viteve, si çdo fundvit, pritet të sjellë një programacion të zgjedhur në të gjitha televizionet shqiptare. Edhe kete vit kryefjala ne televizionet kryesore do te jete humori me formatet speciale te prodhuara enkas per kete date. Aktoret me te mire te humorit, kengetaret dhe te ftuarit special do te jene protagonistet e mbremjes me te bukur te vitit.
Top Channel
“Autoknonus 2015” është titulli i programit special që produksioni i Portokalli ka vendosur këtë vit për të argëtuar publikun me humorin e aktorëve të njohur të këtij show dhe shumë surpriza e të ftuar. Një titull që ka marrë shkas nga jehona që pati ky simbol në ndeshjen Serbi – Shqipëri dhe që fton të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen përpara ekranit për tu argëtuar të gjithë në një emër “Autoktonë”
Tv Klan
“Hajt se Folim” është show i humorit që do të transmetojë TV Klan në natën e ndërrimit të viteve në drejtimin e Marjana Kondit dhe Erand Sojlit, njëkohësisht autori i programit. Numra humori, muzikë e kërcim jane elementet argetues të këtij formati ku nuk do të mungojnë të ftuarit dhe personazhet e këtij ekrani.
Vizion Plus
Banoret më të dashur të ekranit me “Apartamentin 2XL” do të jenë fqinjët më gazmor që do të shoqërojnë teleshikuesin e Vizion Plus për këtë festë.
Agon Channel
Per të dytin vit rradhazi ne ekranin me te ri shqiptar vjen “Duartrokitje” ku të gjithë emrat më të mirë të këtij televizioni do të ofrojnë show për publikun shqiptar.
E ndërsa 2015 po troket ngadalë në shtepitë tona ekranet shqiptare po përgatiten për të ofruar më të mirën për teleshikuesin.