Janë të bukura, të shkolluara, plot humor dhe dinë të kërcejnë. Sepse, në fund të fundit, të tilla duhet të jenë për të qenë pjesë e “Fiks Fare”.
Ato janë katër velinat e reja të këtij sezoni. Një bjonde dhe një brune, tashmë gërshetim i kthyer në traditë, vajzat shoqërojnë Fiorin dhe Doktorin, nga e hëna në të enjte. Ndërsa dyshja tjetër e velinave shoqërojnë të premteve Albanën dhe Doktorin.
Gea, Dorisa, Anisa dhe Briseida ishin të përzgjedhurat mes 202 vajzave, që morën pjesë në audicionet për velinat e “Fiks Fare”.
Cilat janë katër velinat e reja të “Fiks Fare”?
Dorisa Kacorri, 19 vjeçe, synon gjithashtu televizionin. Ajo dëshiron të studiojë për Gazetari ose Design. Që në moshë fare të vogël është marrë me kërcimin, një nga pasionet e saj më të mëdha.
Gea Braha është 21 vjeçe dhe ka studiuar për Financë-Bankë. Ka ndjekur për disa vite me radhë kurse aktrimi dhe danci, dhe tërhiqet shumë nga bota e televizionit.
Briseida Mehmeti është velina më e re e këtij viti. 16-vjeçarja synon që, në të ardhmen, të jetë prezantuese emisionesh ose të aktrojë. Kërcimi është hobi i saj i madh.
Anisa Mukaj, 21 vjeçe, është studente Ekonomiku. Vitet e fundit është angazhuar në shumë evente dhe spektakle, ku mes tyre veçon çmimin “Miss Kinemaja”, të marrë në një konkurs bukurie.
Burimi | Top Channel