Labinot Gashi ishte një nga të ftuarit e Luana Vjollcës në “Shiko Kush LUAN” këtë të shtunë në puntatën e 3-të të sezonit të katërt.
Gjithmonë detajist edhe këtë herë Labi nuk mund të mos tregohej xhentil gjatë emisionit. Moderatori surprizoi autoren e programit Luana Vjollcën duke i dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila të kuq. Por nuk harroi edhe të surprizonte edhe këngëtaren e spektaklit, Fifin.
Labi u shpreh se data e sotme daton me fillimin e karrierës së tij 20 vjeçare në televizion dhe nuk mund të vinte duarbosh në “Shiko Kush LUAN”, kështu që surprizoi edhe vajzat e ftuara në program; Eneda Tarifën; Arta Elezajn dhe Trejsi Sejdinin.