Moderatorja e njohur, Arban Osmani ka ndarë në rrjetet sociale një bisedë që ka bërë me ish-drejtorin e Përgjithshëm të ‘Top Channel’, Ben Blushin, pak orë para spektaklit të natës së sotme.
Në bisedën e publikuar nga Arbana, shihet se Blushi vijon ta përgëzojë moderatoren për punën, pavarësisht se nuk është më nën drejtimin e tij.
“Arbana duhet të shkëlqesh sot, jam i bindur që do e bësh, suksese,”– shkruan Blushi në mesazhin e tij, siç duket para spektaklit të Big Brother.
“Faleminderit shumë Beni, do shkëlqejmë të gjithë, jam e bindur,”- i përgjigjet Osmani.
“Edhe ti, edhe Eduarti keni qenë fantastikë, çfarë reagimesh ka pasur,”– vijon Blushi.
“Thank you (Faleminderit), “– shton moderatorja duke treguar se me Blushin ruan një marrëdhënie fantastike.