Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani gjatë kësaj periudhe pandemie duket se i mungon shumë puna e saj si drejtuese e emsionit “Dua të të bëj të lumtur”.
Së fundmi Osmani ka ndarë me ndjekësit një kolazh të momenteve të saj më të preferuara nga ‘Dua të të bëj të lumtur’.
“Më mungon puna ime kaq shumë. Mezi po pres të kthehem tek ju djema. Këto janë disa nga fotot e mia të preferuara nga sezoni i dytë”, ka shkruar Arbana krah këtij postimi ku duket se është mërzitur.
Moderatorja nuk ka bërë të ditur asnjë datë kur mund të kthehet në ekran së bashku me stafin e saj, por pritet që kjo gjë të ndodhë shumë shpejt.