Siç është konfirmuar dhe më parë, Eurovision Song Contest do të rikthehet përsëri në vitin 2021, i ndjekur nga 2 gjysmë-finale dhe 1 Finale të Madhe në datat 18, 20 dhe 22 Maj ku do të shpallet dhe fituesi i edicionit.
Nisur nga situata e paparashikuar për shkak të pandemisë së COVID-19, EBU, NPO, NOS dhe AVROTROS kanë punuar për 4 skenare se si eventi mund të mbahet.
Ndërkaq, një nga skenaret do të zgjidhet në bazë të situatës në fillimin e vitit tjetër.
Ja se cilët janë skenaret se si mund të organizohet Eurovision 2021:
SKENARI A: Event Normal i ESC
Në këtë situatë, ESC do të organizohet normalisht nga Ahoy Arena i Roterdamit me 9 shfaqje (përfshirë provat e veshjeve) në një vend të mbushur me njerëz, me delegacione dhe artistë nga të gjithë transmetuesit pjesëmarrës dhe aktivitete të shumta brenda dhe rreth Roterdamit.
Fizibiliteti i këtij skenari kryesisht varet nga shpërndarja e një vaksine të mundshme për COVID-19 ose disponueshmëria e një testimi të besueshëm.
SKENARI B: Organizim i Eventit në distancën 1.5 metër
Të gjithë të pranishmit në eventin muzikor Evropian në Roterdam do të duhet të praktikojnë distancimin social dhe të qëndrojnë 1.5 metra larg njëri-tjetrit në çdo kohë.
Përsëri, do të ketë 9 shfaqje, me një audiencë në arenë, por me kapacitet të kufizuar për të lejuar distancimin shoqëror.
Ekipet nga secili transmetues pjesëmarrës do të udhëtonin në Roterdam, por me kufizime në numrin e njerëzve në secilin delegacion dhe në numrin e shtypit që mund të mari pjesë. Aktivitetet në dhe përreth Roterdamit do të përshtaten në përputhje me rrethanat.
Meqenëse do të kishte më pak hapësirë për audiencën në këtë skenar, do të duhej të bëhej një paraqitje e re e ulëseve. Do të ketë më shumë informacion në lidhje me këtë në muajt e parë të 2021.
SKENARI C: Konkurim nën kushtet e ndalesave në udhëtim
Një event, ashtu si në skenarin B me 9 shfaqje dhe një numër të kufizuar të anëtarëve të audiencës në arenë.
Nëse ka ndonjë delegacion që nuk mund të udhëtojë për shkak të ndalesave, artistët e tyre do të performojnë nga vendi i tyre.
Garuesit, vendet e të cilëve nuk kanë ndalesa në atë periudhë do të performojnë si normalisht në skenën e Eurovision.
SKENARI D: Eventi nën kushtet e karantinës
Nëse Hollanda përfundon përsëri në një situatë të ngjashme me karantinën, do të ketë një event pa audiencë dhe pa aktivitete në vendet përreth.
Garuesit do të marin pjesë në event, por salla do të jetë bosh pa asnjë audiencë tjetër.
Eurovision 2020 për shkak të ngjarjeve të papritura që bota kaloi për shkak të COVID-19 u anulua si një event normal, ku shteti mikëpritës për këtë edicion ishte Hollanda vend i cili duke qënë se këtë edicion nuk u shpall asnjë fitues, do të ketë nderin të mirëpresi përsëri eventin Evropian.
InfoMedia Albania