Izraeli do të jetë vendi i parë në botë i cili do të vendosë një karantinë kombëtare për herë të dytë pas asaj të muajt Mars, si pasojë e pandemisë së COVID-19.
Qeveria Izraelit duke parë trendin në rritje të rasteve të reja, me frikën e grumbullimeve masive për shkak vitit të ri Hebre, ka vendosur që të kthejë karantinën që nga e Premtja e ardhshme deri në 9 tetor.
Sipas kreut të shtetit, Netanyahu qytetarët do të jenë të detyruar të jenë brenda rrezes 500 metra nga shtëpitë e tyre me prejashtim të ushtrimeve fizike vetëm. Shkollat dhe shumicat e dyqaneve do të mbyllen.
Lirimi i masave sipas qeverisë do të merren gjatë kohës që shifrat e virusit do të bien./IMAlbania.com/