Pas 49 vitesh, transmetuesi publik i Izraelit (IBA) është mbyllur zyrtarisht.
Ishte parlamenti Izraelit, ai që vendosi të mbylli IBA me arsyen se ishte tepër burokratik, i shtrenjtë dhe se kishte më shumë punonjës se sa duhej. IBA do të zvendësohet me një korporatë të re transmetmi publik të rikonstrukturuar dhe tepër efikase.
Për momentin, kanalet televizive kanë ndërprerë transmetimin duke mbajtur në ekran një logo të caktuar, ndërkohë që kanalet e radiove janë duke transmetuar muzikë non-stop deri në një njoftm të dytë. Mbyllja e IBA ka qenë një temë e diskutuar për më shumë se një vit, por fundi erdhi papritmas. Të Martën mbrëma, stafi u njoftua se do të ishte nata e fundit që ata do të transmetonin program në kanalet e televizonit publik.
Transemtuesi publik i ri do të jetë IPBC (Israel Public Broadcasting Corporation) ,i njohur në Hebraisht si “KAN”, do të fillojë transmetimin më 15 Maj me një program më të reduktuar.
Sidoqoftë, 20 punonjës do të jenë në punë për të përcjellë transmetimin e Eurovision Song Contest nga Kievi. Ndërkohë Israeli nuk do të ketë një komentator dhe gjithçka do të përcillet përmes titrave. Radio e IBA do të transmetojë gjithashtu në versionin audio, eventin më të madh Europian të muzikës./imalbania.com/