Ata janë babë e bijë, dy figura shumë të dashura për publikun shqiptar dhe me një karrierë të gjatë televizive, të cilët shpeshherë i kemi parë duke prezantuar aktivitete të ndryshme.
Po flasim për artistin, aktorin e humorit dhe prezantuesin Vilson Gjoça dhe gazetaren dhe regjisoren Ketrin Gjoça, e cila karrierën e saj televizive ia ka kushtuar fëmijëve dhe adoleshentëve. Vilsoni është 83 vjeç dhe është nga ato personazhe që përcjell plot pozitivitet dhe humor, madje edhe në këto ditë karantinimi ai ka preferuar të jetë aktiv dhe të tregojë durim mbi situatën aktuale, duke zgjedhur që këtë kohë ta shfrytëzojë, duke realizuar video apo parodi mbi karantinën…
Për të mësuar më gjatë rreth këtyre ditëve të gjata të izolimit, emisioni Wake Up ne Top Channel ka qene ne shtepine e tyre me lidhjen skype me Vilsonin dhe Ketin.