Gjykata Penale e Tiranë ka rrëzuar kërkesën për revokimin e masës së sigurimit për Izet Haxhinë.
Sipas avokatit Idajet Beqiri, i cili mbron Haxhinë në këtë proces, që prej transferimit të tij nga Turqia ne drejtim të vendit tonë, rrëzimi i kërkesës për revokim të masës së sigurisë “arrest në burg” është bërë pasi sipas gjykatës është prishur vendimi i kompetencës nga Gjykata e Lartë dhe afatet fillojnë nga e para.
Sipas mbrojtësit Beqiri arsyetimin në fjalë nuk e parashikon ligji dhe ndryshe është zbatuar për shtetas të tjerë shqiptarë. Beqiri shton se ky proces gjyqësor vijon të trajtohet dhe gjykohet politikisht.
Izet Haxhia është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Azem Hajdarit, por ai nuk e ka pranuar akuzën dhe kërkon rigjykim me pretendimin se zotëron prova të reja.
Pas ekstradimit nga Turqia, Izet Haxhia fitoi të drejtën e rigjykimit, pasi ishte dënuar në mungesë.