Gazetarja Iva Tiço ka rrëfyer për herë të parë për partnerin e saj, duke zbuluar se ai është gjerman. Iva ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, ku dhe ka treguar si ka nisur historia e tyre e dashurisë.
Ajo dhe partneri janë njohur në një kafe, dhe gjithçka ka ndodhur rastësisht. Gazetarja është e mendimit se kur diçka është e shkruar, gjërat ndodhin. Tiço tha po ashtu se i dashuri i saj është IT, dhe se janë njohur krejt rastësisht në një kafene, ku ajo ishte vetëm me laptopin e saj.
“Në këtë periudhë jam e lumtur, sa më vjen edhe turp të them se jam e lumtur, është e dukshme se jam e lumtur. Sepse nuk po marr pjesë në asnjë debat, nuk po zihem me askënd. Pra kam një lloj indiference që shumë njerëz ma kanë thënë se do kalojë…e shpjegoj me këtë lloj gjëje, që jam duke u marrë me jetën time personale. Të gjithë më thonë do të kalojë, por nuk dua të më kalojë lumturia me thënë të drejtën”, tha ajo.
Po kështu zbuloi se kanë nisur bashkëjetesën. “Për momentin jetojmë të dy në shtëpinë time. Prandaj them që nuk di, dua të shpjegoj shenjat ndonjëherë, si kanë ardhur gjërat, sepse nganjëherë është e kotë të bësh plane. Pasi për herë të parë unë kisha bileta të programuara disa muaj përpara, dhe gjithçka ndryshoi për shkak të virusit”.