GJKKO ka dhënë masën “arrest me burg “për pedagogun Alket Dino i arrestuar për korrupsion pasi u merrte para studentëve për t’ju dhënë provimet.
Bashkë me pedagogun është arrestuar dhe sekseri Xhevi Dervishi, në afërsi të Fakultetit me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët.
Avokati i pedagogut Dino, Nevzat Tarelli, ka thënë për mediat se klienti i tij nuk ka marrë para.Ai tregoi se procedimi ka nisur një muaj më parë nga SPAK dhe pedagogu është mbajtur në përgjim.
Por, kush është Alket Dino
Përtej punës si pedagog, Alket Dino është i përfshirë edhe në politikë.
Ai rezulton të jetë drejtues dhe aktivist i degës lokale të LSI-së në Korçë dhe një njeri i suportuar dhe mbështetur nga Ilir Meta, gjë që shikohet edhe nga fotot më poshtë.
Gjithashtu burimet për CNA.al bëjnë të ditur se Alket Dino ishte një ndër emrat kryesorë të LSI-së, që pritej të garonte për deputet, në zgjedhjet e ardhshme parlamentar. Alket Dino kishte mbështetjen e drejtuesve lokale dhe në qendër.