Prezantuesja Dajana Shabani, në një video postuar sot në instagramin e saj, ka dhënë një sqarim, në lidhje me një lajm që është përhapur në portale, ku emri i saj, është lakuar për shit-blerje vote.
“Kjo është një batutë e bërë live në emision, e përdorur mes miqsh”, sqaron Shabani në videon e saj.
Që kur është arrestuar Hermes Nikaj,( i njohur si Zogu i Tiranës) i cili drejtonte një emision me Shabanin, emri i saj është përfolur shumë në median online.
“Unë nuk mbaj përgjegjësi për jetën personale të një kolegu”, shprehet prezantuesja në videon e saj.
“Mos bëni tituj që nuk kanë të bëjnë fare me çështje që më takojnë mua”. Më tej ajo shkroi se kjo çështje do t’i kalojë avokatit të saj./L.F-dritare.net