Një sasi prej 1 126 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër është kapur nga policia italiane në një kontejner në portin Goia Tauro të Kalabrias.
Droga ishte fshehur në arkat me banane të kontejnerit që vinte nga Ekuadori.
Antimafia italiane informon se kjo sasi kokaine do ti siguronte krimit të organizuar një përfitim prej 225 milionë euro.
Kapja e sasisë se kokainës është bërë pas një operacioni kompleks te analizës së riskut ndaj 2100 kontejnerëve të kontrolluar me prejardhje nga Amerika Jugore.
Operacioni u drejtua nga Kryeprokurori i Antimafias së Reggio Calabrias, Giovanni Bombardieri dhe nga Prokurori Calogero Gaetano Paci.