Italia ka përgatitur një listë prej 13 vendesh me të cilat rimbyll kufijtë.
Qytetarët që kanë kaluar ose kanë qëndruar në këto shtete dy javë më parë nuk do të mund të hyjnë në Itali.
Fluturimet direkte dhe indirekte gjithashtu janë pezulluar.
“Njerëzit që kanë qëndruar ose kanë kaluar në Armeni, Bahrein, Bangladesh, Brazil, Bosnje dhe Hercegovinë, Kili, Kuvajt, Maqedoni e Veriut, Moldavi, Oman, Panama, Peru, Republikë Dominikane dy javë më pare nuk do mund të hyjnë ose të kalojnë në Itali”, tha Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Speranza nënshkroi urdhrin pasi këshillimit me ministritë e Brendshme, të Jashtme dhe të Transportit.
“Në botë, pandemia është në fazën e saj më akute. Ne nuk mund të hedhim poshtë sakrificat e bëra nga italianët në këto muaj. Kjo është arsyeja pse zgjodhëm vijën e kujdesit maksimal”, tha Speranza.
Ndërsa për shtetasit italian që jetojnë ose kanë kaluar në një nga këto 13 vende, bllokimi nuk vlen.
Ata mund të kthehen, por duhet të qëndrojnë në izolim për 14 ditë pas mbërritjes në atdhe. / La Repubblica