Italia ka përfunduar fikjen e 61 frekuencave transmetuese televizive të cilat që prej 2005 ishin duke shkaktuar inteferenca për shërbimet e transmetuesve në shtetet fqinje. Ka qënë pikërisht Ministria për Zhvillimin Ekonomik e cila nëpërmjet një deklarate ka informuar unionin ndërkombëtar të telekomunikacioneve ITU për këtë switch-off.
Qeveria italiane tashmë e ka dialoguar me sukses me transmetuesit për të vullnetarisht stacionet e transmetimit ose ti kalojnë ato në banda që nuk shkaktojnë probleme.
Raporti i parë për inteferencën e dëmshme, dhe kërkesa për asistencë i është drejtuar Byrosë së Radiokomunikimit të ITU nga shteti Slloven në Gusht të vitit 2005.
Nga 2014, nën drejtimin e qeverisë së sapo zgjedhur të Matter Renzi, Nën-Sekretari i shtetit Antonello Giacomelli i ngarkuar për telekomunikacionitn, nisi inicimin për miratimin e një sërë masash legjislative, rregullatore dhe financiare se përdorimi i frekuencave nga televizionet italiane do të ishte në përputhje me marrëveshjet përkatëse ndërkombëtare të nënshkruara nga Italia.
Në vitin 2015, procesi i aplikimit të këtyre masave është iniciuar nga Ministria Italiane e Zhvillimit Ekonomik, së bashku me Rregullatorin e Telekomunikacioneve italiane, AGCOM. Ajo ka përfunduar me sukses më 29 nëntor 2016, me përjashtim vetëm të provincës së Marche, e cila u godit së fundmi nga tërmetet, ku për këtë zonë është pezulluar përkohësisht.
Transmetimet e sipërmpërmëndura gjithashtu kanë shkaktuar probleme edhe në transmetimet digjitale të Kroacisë ku rregullatori Kroat “HAKOM”, për vite me rradhë ka ngritur ankesat në instancat përkatëse.
Copyright IMAlbania.com