Shpresa e vetme e shqiptarëve për të ndjekur ndeshjen miqësore Itali vs. Shqipëri, këtë mbrëmje ishte vetëm në platformën sportive “Super Sport”. Kjo si pasojë të mungesës së transmetimit të saj në kanalin publik “RTSH”.
Dhe si të mos mjaftonte, edhe në “DigitAlb” problemet nuk kanë pasur të sosur. Nga minuta e parë e deri në atë të 27-të transmetimi ka qenë i bllokuar, me mungesë sinjali si pasojë e motit të vështirë. Kaq ka mjaftuar që shumë njerëz të drejtohen në faqen zyrtare të “DigitAlb” në Facebook me sharje e fjalë fyese për platformën “DigitAlb”. Gjatë pjesës së dytë, “DigitAlb” ka kërkuar ndjesë për shkëputjen e sinjalit. Përderisa në minutat e shkëputjes vëmendja është zhvendosur në kanalin e parë publik italian “Rai 1”, i cili transmetoi ekskluzivisht ndeshjen për territorin italian.
“RTSH”, siç e tham më lartë, nuk ka transmetuar ndeshjen, për arsye që nuk dihen. Por, ia vlen të paguhet një taksë për kanalin publik i cili e ka të detyruar me ligj të transmetoj të gjitha ndeshjet e kombëtares?
IMA / S. Dema
Ja te shohim se ca do na beje ky kryetari i ri i AMA-s, mbajeni mend po se beri te gjithe toksorin me pagese dhe TCH komandues gjithe andej
le te kqyrin kah rts se ja qesin po ikni more plehra se shume mir ka punu dje Digitalb e mos u boni horr se ska faj Digitalb po ka faj shiu I madh qe ka rra mbreme o fashita leni rrehat Digitalbi o ropt qim