Ndeshja e djeshme Shqipëri-Itali, ka tërhequr interes të lartë shikueshmërie edhe në Itali.
Sipas të dhënave të audiencës të publikuara nga TvBlog për programet e transmetuara mbrëmjen e djeshme në prime time vendin e parë të audiencës e ka marrë Rai1 me ndeshjen Itali-Shqipëri, me 7.167.000 teleshikues dhe share 27,09%.
Me ngjyrën portokalli paraqitet emisioni Segreto në Canale 5 me 3.262.000 shikues 18% share dhe viza rozë, paraqet programin e tretë më të shikuar, Il Paradiso per davvero me 2.714.000 shikues dhe 10% share në Rete 2./imalbania.com/