Dita erdhi! Edhe pak orë na ndajnë nga beteja e adriatikut! Dy vende fqinje, Shqipëria dhe Italia do të përballen në stadiumin e Palermos për të vazhduar ëndrrën e botërorit.
Ndëkohë Radio Televizioni Shqiptar ka përgatitur një edicion maratonë për të përcjellë drejtëpërdrej emocionet e kombëtares kuq e zi. Nëpërmjet kanalit kryesor RTSH 1 HD dhe RTSH Sport, Televizioni Publik do të transmetojë sfidën skuadrës shqiptare duke filluar nga ora 20.45.
Digitalb po ashtu, do të transmetojë në kanalin SuperSport 2 përballjen Itali-Shqipëri, ndërkohë ende nuk dihet nëse paketa e DGA vendos që ta hapi kanalin falas për të gjithë abonentët e kësaj platforme dixhitale./imalbania.com/