Në 24 orqët e fundit është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja si dhe është rritur dhe nukmri i viktimave nga Covid. Sipas autoriteteve italiane, mësohet se janë konfirmuar 481 raste të reja me koronavirus si dhe 10 persona kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit.
Sjellim në vëmendje që deri më tani numri i personave të infektuar në Itali ka arritur shifrën 251.713, ndërsa rritje ka pësuar dhe numri i viktimave ku deri më tani 35 225 persona kanë humbur jetën.
Rajonet më të prekura rezultojnë Lombardia dhe Veneto, dhe Piemonte. Ndërkohë autoritetet italiane po marrin masa për turistët që vijnë ose kthehen në Itali.