Në fakt pritej një vendim i tillë, emisionet italiane këtë periudhë për shkak të gjendjes aktuale të shkaktuar nga Koronavirus po detyrojnë drejtuesit e televizioneve të ndërpresin produksionet.
Këtë herë ‘zonja’ e televizionit italian, Maria de Filippi ka vendosur të ndërpresë produksionin e saj më të ndjekur të pas drekës Uomini e Donne, pjesë e të cilit është edhe publiku në studio.
Ndërkaq formati tjetër Amici do të vazhdojë normalisht kjo pasi pjesëtarët ndodhen në Romë dhe ndiqen rregullisht nga mjekët.