Në ekranin italian rikthehet reality show më i famshëm Grande Fratello në prezantimin e të famshmes Barbara d’Urso, e cila i rikthehet këtij formati pas 10 edicionesh. Duke filluar nga nesër, e martë 17 prill, në prime time fillon edicioni i 15-të në Canale 5.
Prodhuar nga Endemol Shine Italy, ky edicion do të ketë dy opinionistë special: Simona Izzo dhe Cristiano Malgioglio.
Protagonistë të këtij edicioni do të jenë 17 konkurent që do të banojnë shtëpine e GF për 7 javë, për një çmim final prej 100.000 euro.
Në qendër të historisë televizive, si gjithmonë, historitë e tyre: disa tashmë janë të njohura për publikun, sepse ato janë të lidhura me lajmet dhe ngjarjet aktuale, ndërsa të tjera ende për t’u zbuluar.
Risi ekskluzive e këtij edicioni është revolucioni teknologjik i Shtëpisë: me GF15 do të debutojë, në fakt, një sistem inovativ i prodhimit që do të përfshijë departamentet video, audio dhe editing. Italia do të jetë vendi i parë në botë që do të eksperimentojë me këtë model të ri prodhimi. Shtëpia e GF15 është e pajisur me 106 kamera, prej të cilave 96 të telekomanduara, me definicion shumë të lartë, të kontrolluara përmes ekraneve me prekje. Rrëfimi i programit gjithashtu do të përdorë një sound mixing të ri të automatizuar dhe një editing të ri.
Shtëpia do të ketë një hapësirë prej 825 metra katrorë, plot ngjyra dhe ndriçim, me një zonë sauna dhe një kopsht me pishinë. Qendrore, si gjithmonë, dhoma e rrëfimit me ngjyrën tipike, të kuqe si dhe nuk do të mungojnë dhomat sekrete që do të zbulohen gjatë lojës dhe një zonë të re me kushte të vështira jetese.
Përveç takimit në prime time e daytime në Canale 5 dhe Italia 1, telespektatorët do mund të ndjekin në transmetim live protagonistët e reality-it çdo ditë në kanalet free Mediaset Extra (nga ora 10.00 deri 2.00 ) dhe La5 (nga ora 12.00 dhe 18.00). Gjithashtu në Mediaset Extra, nga e hëna në të premte ora 20.30 do të transmetohet “Ultime dalla Casa”, emision i realizuar nga Videonews.
Publiku gjithashtu do të jetë një protagonist aktiv i programit, në sajë të shumë iniciativave interaktive të faqes zyrtare të internetit www.grandefratellovip.mediaset.it, App Mediaset Fan dhe rrjeteve sociale (Facebook, Twitter, Instagram dhe chatbot aktiv në Facebook Messenger).