Brenda këtij kolazhi vijnë edhe këngët labe, Andrra me pjesë nga albumi i saj i ri, Iso Polifonia toske dhe pjesë tjera të këtij eposi muzikor, thesar i shqiptarëve, shkruan KultPlus.
Iso-polifonia shqipe, në gjashtëdhjetë minuta të mrekullueshme, javën e kaluar ishte në transmetim në radion e njohur NTS.
Grupi polifonik Jonianët për radion e njohur kanë sjellë freskinë shqiptare për 60-të minuta. Radiostacioni në fjalë transmeton në mbarë botën, ndërsa ka seli në Londër, në Manchester dhe në Los Angeles.
Radioja ka një program të vecantë për incizimet e muzikës folklorike nga mbarë bota, ndërsa javën e kaluar ishte radha e muzikës polifonike shqipe.
Brenda këtij kolazhi vijnë edhe këngët labe, Andrra me pjesë nga albumi i saj i ri, Iso Polifonia toske dhe pjesë tjera të këtij eposi muzikor, thesar i shqiptarëve, shkruan KultPlus.
Pa më të voglin dyshim, data 25 nëntor 2005 është një ditë historike për mbarë trashëgiminë kulturore të shqiptarëve por dhe për vetë Shqipërinë. Në këtë ditë “Iso-polifonia popullore shqiptare” futet në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO, fakt që u kumtua në të gjitha mediat e botës nga Dr. Koichiro Matscura, Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s, nga selia qendrore e UNESCO-s në Paris. / KultPlus.com