Arbnora Ademaj, aktorja e njohur shqiptare e cila po zhvillon një karrierë të suksesshme në Turqi, këtë vit vit vendosi të pezullojë gjithçka dhe të bëhej pjesë e “Dance Albania”.
Ajo i dha fund rrugëtimit të saj në spektaklin e kërcimit në natën e 10-të të spektaklit në garë kundër Melisa Lleshit.
Në këtë emision Arbnora u duk se dha shumë nga vetja, madje po aty Ermal Mamaqi i zbuloi edhe lidhjen e dashurisë. Ndonëse u bë publike se Arbnora është e dashuruar, identiteti i njeriut që i ka vjedhur zemrën nuk u zbulua kurrë.
Në një intervistë së fundmi për “Prive”, aktorja ka zbuluar disa gjëra për natyrën e partnerit të saj.
A ishte ai xheloz për padieshkat që realizonte në spektakël si Ramush Hardinaj për Anitën?
“Më ka mbështetur. Punë e televizionit, karriera ime është kjo normalisht që nga figura e Anitës është e papritshme, por për mua nuk është e papritshme me i realizuar padieshkat e çfarëdo forme.”
Mos ndoshta ishte po partneri i saj misterioz ai që i tha “boll” pjesëmarrjes së saj në show-n e kërcimit?
“Jo unë po të kisha pasur kohë me u përkushtuar 100 % do të kisha vazhduar edhe më tutje. Ndoshta edhe prej angazhimeve të mia nuk munda të jap 100 % prej vetes, sepse herë pas here është dashur të shkëputem për projektet e ndryshme në Turqi.”
Kujtojmë që Arbnora Ademaj ka marrë pjesë në serialin e njohur turk “Kirik Hayatlar” dhe menjëherë mori një famë të jashtëzakonshme. Për këtë arsye, suksesi i saj vijon edhe në projekte të tjera e jo vetëm.
Më herët pjesë e “Dance Albania” ajo u shpreh se kishte refuzuar 2 projekte për të qenë pjesë e spektaklit të kërcimit.