Me përfundimin e gushtit, për disa artistë është edhe nisja e sezonit të pushimeve. Pasi kanë lënë pas një sezon të ngarkuar me aktivitete të shumta, edhe ata i janë drejtuar bregdetit.
E duket se kështu ka qenë gjithmonë për ta, ku edhe para 10 vitesh, pasi përfundonin angazhimet e tyre, gjenin kohë për të pushuar me partnerët apo miqtë e afërt. Është koha t’i hedhim një sypushimeve të tyre, ku filtrat dhe “Instagram”-i nuk ekzistonte dhe ku jugu i vendit tonë ishte plot me personazhe të famshëm.
Gazeta Panorama ka risjellë fotot paparazzi të 10 viteve më parë të disa personazheve të njohur.