Përkeqësimi i situatës në vend ka shtyrë autoritetet malazeze të shpallin sërish epideminë e koronavirusit në të gjithë territorin.
Në 2 qershor, Mali i Zi u bë i pari në Ballkan që e shpalli të fituar betejën me sëmundjen, dhe situata dukej premtuese për ca kohë. Ai vendim qe marrë pasi kishin kaluar 28 ditë pa asnjë rast të ri me koronavirus.
Por javët e fundit, gjendja ka ndryshuar në mënyrë drastike. Infektimet janë rritur ndjeshëm duke shënuar në total Numri 1.920 ndërsa janë regjistruar edhe 26 vdekje nga COVID-19.
Mbajtja e maskave të fytyrës në ambjente të mbyllura e të hapura është e detyrueshme në territorin e Malit të Zi, përveç plazheve dhe parqeve kombëtare, me kushtin e mbajtjes së distancës fizike.
Tubimet janë të kufizuara në 40 persona në vende të hapura publike, dhe në 20 persona në vende të mbyllura. Që kur Podgorica kishte vendosur të shpallte fundin e pandemisë, shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi, Mina Brajovic, i kishte bërë thirrje autoriteteve të të jenë të kujdesshme, sepse bota është ende në fazën e pandemisë.