Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, ka kryer dje 985 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit.
ISHSH njofton se janë marë 17 masa administrative me gjobë në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat mbrojtëse, për të respektuar distancimin social dhe protokollet e miratuar.
Gjithashtu paralajmëron se inspektimet dhe monitorimi do të vijojnë çdo ditë, por kërkon vetëndërgjegjësim të të gjithë subjekteve dhe qytetarëve.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të parandalojnë përhapjen e COVID-19 duke respektuar rregullat. Më konkretisht duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maska në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca dhe duke ruajtur higjienën personale.
MSH i kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë protokollet e sigurisë, pasi thekson se në këtë mënyrë mbrojnë veten dhe të tjerët.