Aktorja Marjana Kondi ka festuar ditën e sotme 60 vjetorin e lindjes, ku krahas urimeve të shumta, ka marrë edhe një dhuratë speciale nga kryeministri Edi Rama.
Marjana ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ dhuratën, duke e falenderuar dhe shprehur mirënjohjen.
“Mirënjohje dhe falenderime Z. Kryeministër që në ditën time të lindjes 60-ta ,të më respektojë me një dhuratë simbolike si shenjë vlerësimi për kontributin tim në skenë dhe në kinematografi ”, ka shkruar ajo krahas fotos, ku shfaqet me shishen e verës në duar.
Kryeministri Edi Rama dhe Marjana Kondi njihen nga afër, madje kanë qenë në rolin e motrës dhe vëllait në filmin e Ermal Mamqit “I love Tropoja”.