Luiz Ejlli dhe Kiara Tito pas diskutimit të gjatë mes tyre kanë vendosur t’i rregullojnë raportet.
Çifti i popullarizuar i Big Brother VIP Albania për tri ditë kanë pasur krisje në marrëdhënien e tyre dhe kjo i ka shqetësuar fansat e shumtë që e përcjellin spektaklin televiziv.
Gjatë ditës së enjte, ata kanë zhvilluar një diskutim në oborr vetëm, pa banorët e tjerë, duke sqaruar keqkuptimet mes tyre. Në fund të bisedës, Kiara e përqafoi Luizin dhe madje i dha një puthje.
Pas një periudhe të gjatë qëndrimi të distancuar, çifti është pajtuar dhe kanë bërë një përqafim të gjatë, porse i kanë përsëritur gjërat që duhet t’i bëjnë dhe nuk duhet t’i bëjnë në raport me njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër, këngëtari i premtoi Kiarës që nuk do e bëjë më veprimin që bëri ndaj saj për provën e javës së kaluar.
Çifti patën një ftohje në marrëdhënien e tyre, për shkak se Luizi e bllokoi atë te lavamani për të fituar provën e javës dhe janë përfshirë nga debate të ashpra me njëri-tjetrin.
Marrë nga cityradioalbania