Balerini i njohur Kledi Kadiu pritet të jetë prezantuesi i Festivalit në RTSH këtë vit dhe publiku është kurioz ta shohë nën ‘petkun’ e moderatorit. Por, teksa pak ditë na ndajnë nga premiera e Festivalit, një e-mail ka mbërritur në redaksinë e ‘Pamfleti’, ku Kledi cilësohet si një ‘mashtrues kalibri’, dashnor i Maria de Filippit (edhe pse zëra të tjerë flasin për një marrëdhënie intime mes tij dhe ish-bashkëshortit të kësaj të fundit) dhe se Kadiu nuk ka hipur kurrë në anijen ‘Vlora’ për të vajtur në Itali, siç pretendon balerini.
Dërguesi i e-mailit pretendon të jetë një ish-shok klase i Kledi Kadiut, i cili shprehet shumë i neveritur nga gënjeshtrat e mashtrimet e këtij të fundit dhe na ka dhënë dhe një limit kohor në fakt që, nëse lajmi nuk publikohet brenda dhjetorit, do i kalojë një medie tjetër. Personi në fjalë kërkon që balerinit t’i hiqet titulli ‘Nderi i Kombit’, pasi sipas tij ai nuk e meriton një nder të tillë. Për të qenë korrekt deri në fund, po publikojmë të plotë e-mailin:
“Ky mostra mashtrues Kledi Kadiu, ka shfrytëzuar plagën e anijes Vlora të kombit shqiptar në 1991-shin, sikur ky paska qenë aty, bëri dhe film, kalendar, libër, e sa e sa çmime për një gënjeshtër e për miliona.
Ky mashtrues, Kled Kadiu balerini, dashnor i Maria de Filippit, nuk e ka marrë kurrë atë anije në ’91-shin, sepse ai u diplomua në 1992-shin në qershor në Tiranë, shkollë baleti (18 vjeç) pastaj e ka thenë vetë që ka bërë një vit në Opera, pra ’93-shin, atëherë kur ikëm për turne në Itali dhe ai afër Torinos zbriti si shumë nga ne nga autobuzi i Operas dhe shkoi në Mantova, më pas në Norì di Rovereto. Aty dhe u arrestua, në një vilë, duke vjedhur e në shtëpi iu kapën plot pjesë motorrash, etj. Po ta kërkoni tek Arkiva e Kuesturës së Mantova ose Morì di Rovereto, do e kenë kopjon e arrestimit akoma…
Ai thotë në librin e Blerina Arbanës (që e gjeni në këtë link në faqen 322) që zbriti nga autobusi ne Torino jo me anijen Vlora, që si i pa fytyrë e poston çdo vit duke thënë isha aty ..ishte lesh. Shfrytëzoi këtë plagë të popullit hajduti…
T’ia nxirrni të gjitha e t’i hiqet titulli ‘Nder i Kombit’, sepse është tallje totale. Ai se meriton dhe Peza i Rtsh duhet ta heqë. Ka plot të tjerë që dinë të prezantojnë, jo hajdutët mashtrues…
T’ju nis dhe një link të shkollës që e rregulloi ne Mantova Leonard Ajkun dhe Enkel Zhukri
Në Shqipëri dhe në Itali janë bërë heronj mashtruesët boll më… po s’e nxorrët ju brenda dhjetorit, do i kalojë dikujt tjetër lajmi …”, përfundon i mllefosur e-maili i ish-shokut të shkollës së Kledi Kadiut.