Egesta, ish-partnere e njohur e Meriton Mjekiqit, ka bërë një thirrje publike drejtuar mediave dhe gazetarëve në Shqipëri dhe Kosovë, duke kërkuar që të mos publikohen më foto të djalit të tyre, Loarit, pa marrë lejen e duhur dhe të respektohet privatësia e tij.
Në një deklaratë të fortë, ajo thekson se është e vetmja me të drejta kujdestarie mbi djalin dhe paralajmëron marrjen e masave ligjore nëse vazhdohet me shkeljen e privatësisë së fëmijës për qëllime publike apo argëtuese. Kjo vjen si reagim ndaj publikimit të një fotoje virale të Loarit, të cilën Egesta kërkon të mbrohet nga ekspozimi i paautorizuar.