Aleksandër Varfaj, i njohur nga publiku si ish-partneri i Rudina Dembacajt duket se nuk ka fare kontakt me vajzën e tyre, Viktorian.
E vogla që pas ndarjes së prindërve disa vite më parë, jeton me aktoren dhe familjen e saj të re. Në një postim të bërë së fundmi, Aleksi ka bërë lëmsh rrjetin.
Teksa tregon se ka një vit pa e takuar, ai shkruan ndër të tjera se do t’i sqarojë gjithçka kur ajo të rritet. Duke nënkuptuar se rrethanat nuk e lejojnë të takohen.
“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt.Më ka marrë malli”.