Një rikthim në gazetari, por kësaj here tek gazetaria sportive. Valter Veltroni, ish-kryebashkiaku i Romës, ish kreu i Partisë Demokratike dhe drejtori i gazetës historike të së majtës L’Unita ka nisur të bashkëpunojë me Corriere dello Sport për një cikël intervistash me sportistët e mëdhenjë.
Për shkrimin e tij të parë të publikuar këtë të djelë, Veltroni kishte zgjedhur Fabio Capello, ish trajneri i kombëtares italiane. “Për të nisur këtë cikël intervistash, mendova që person ii duhur është Fabio Capello, sepse ka qënë një lojtar i madh me atë qëndrimin elegant dhe më pas një trajner fitues. Por mbi të gjitha sepse jeta e tij sportive shtrihet në dy role në aksin Roma-Torino”-shkruan Veltroni.
I apasionuar pas sportit, Veltroni ishte drejtor i gazetës L’Unita kur publikoheshin albumet me fotografitë e sportistëve. Së fundmi Veltroni përveç se ka shkruar libra, i është dedikuar edhe kinemasë.
RMarrë nga Shqiptarja.com