Risitë në “Për’puthen” nuk kanë fund. Ndërkohë që dinamikat mes personazheve të programit të dashurisë janë në kulmin e tyre, të hënën do të ketë ndryshime në emision. Lajmin e ka bërë të ditur vetë autorja e “Për’puthen” Olsa Muhameti, e cila ka shijuar sot një kafe me ish-konkurrenten Tea Trifoni.
Tea ka ndarë një foto në Instastory me Olsën ku shkruan: “Kafe njerëzore pas 3 muajsh. Pyesni Olsa Muhameti-n se çdo të bëhet të hënën”. Autorja e programit ka ripostuar storyn dhe shton: “Unë do ju tregoj nesër. Të hënën super risi”.
Risia e javës që vjen duket se lidhet me një rikthim të ish-konkurrentëve të “Për’puthen” pasi përveç Teas, e cila u rikthye në Instagram dy ditë pasi e mbylli llogarinë e saj papritur, ka qenë edhe Atdhe Xheravina ai që ka ngritur dyshimet.
Ish-konkurrenti ka qenë sot në studiot e Top Channel, dhe një nga vajzat e stafit të “Për’puthen” ka publikuar një foto me të.