Andi Artani është një ndër personazhet më të komentuar të sezonit të dytë të “Për’puthen”. Ai bëri bujë goxha të madhe me historinë e tij me Jasminën. Uljet-ngritjet e tyre pushtuan rrjetin si edhe skandalet apo kunjat me njëri-tjetrin.
Pas përfundimit të këtij formati, ish-konkurrentin e pamë në ekran në një emision veror si prezantues dhe duket se pejanit 24 vjeçar i pëlqen shumë bota e televizionit.
Sipas burimeve të , IconStyle, Andi Artani ka pranuar të jetë pjesë e Big Brother Vip.
Në një nga intervistat e tij në Kosovë, ai nuk e kishte eleminuar si mundësi dhe u shpreh se e tërhiqnin formate të tilla.
Andi është super aktiv edhe në rrjetet sociale si Twitter dhe Instagram, por në këtë të fundit gjithmonë rrëmben vëmendjen me foto sexy duke ekspozuar trupin e tij muskuloz. Përveç fotove janë edhe “captions” e tij , të cilat tërheqin ndjekësit.
Pejani gjithmonë është prezantuar si një djalë, i cili ja di vlerat vetes. Kujtojmë se ai që në hyrje të emisionit u prezantua si “hackeri i femrave” dhe pati nga një takim me pothuajse të gjitha vajzat prezente.
Kujtojmë se edhe pse është ndarë prej kohësh nga Andi, ndjekësit vazhdojnë të jenë të interesuar për lidhjen që Jasmina kishte me ish-konkurrentin e “Për’puthen”.
Së fundmi, ajo ka zbuluar se ka lënë pas çdo mëri dhe keqkuptim që ka pasur me Andin, të cilit i këshillon të njëjtën gjë.