Një nga ish-konkurentët më të përfolur të “Për’puthen”, Graciano Merkaj, i cili u vu në qendër të mediave dhe rrjeteve sociale, pasi deklaroi se është biseksual. Ndërkohë, i ftuar së fundmi në “Abc-ja e mëngjesit”, ku ka treguar për eksperiencën në kohën kur ka punuar si zhigolo.
“Në fillim e nisa për para dhe pastaj për të eksploruar. Kanë qenë mbi 65 vjeçe. Nuk krahasohen me plakat e Shqipërisë, janë yje dhe më të mbajtura. Vetëm hera e parë ka qenë e vështirë pastaj është profesion më vete.”, tha Graciano ndër të tjera, ndërsa foli për paragjykimet me të cilat është përballur pas deklaratave të tij te “Për’puthen”.
Ai tha se nuk është penduar pasi është diçka që e ka bërë me dëshirë dhe ka patur mbështetjen e familjes, ndërsa tregoi se ka pasur ngacmime nga personazhe të njohur, por jo poltikanë:
“Politikanë të mirëfilltë jo, por njerëz me pozitë. Ndërmjet shoqërisë time, edhe ndërmjet telefonit. Më kanë kërkuar marrëdhënie seksuale për më tepër.”
Nga ana tjetër, në lidhje me deklaratën e bërë kohë më parë, ku Graciano tha se e kanë ngacmuar djemtë e “Për’puthen”, ai tha se bëhet fjalë për dy nga djemtë, por zgjodhi që të mos jepte emra konkretë.