Vec moderatores së njohur kosovare, nje tjetër personazh vip do i bashkohet shtëpisë më të famshme. Bëhet fjalë për ish të dashurin shumë vite më të ri të këngëtares së njohur Rovena Dilo.
Tashmë ata nuk janë bashkë. Këngëtarja e njohur Rovena Dilo dhe i dashuri i saj balerin disa vite më i ri në moshë, Eltion Merja, pas plot 4 vite lidhje, i kanë dhënë fund pak muaj më parë, duke u ndarë.
Rovena Dilo, e ftuar në emisionin “Këndo këngën time”, artistja foli ndër të tjera edhe për ndarjen nga partneri, duke hedhur dritë për arsyen që i çoi në prishjen e kësaj marrëdhënie që zgjati jo pak, por plot katër vjet.
“Unë jam shumë besnike në jetë dhe në përgjithësi, nuk tradhtoj në jetë. I dua njerëzit me të cilët jetoj dhe bashkëpunoj. Kështu që, edhe në bashkëpunimet muzikore, nëse një kompozitor më pëlqen, edhe kur ai nuk bën një material të mirë, unë përpiqem maksimalisht që ta nxjerr atë mirë”, u shpreh Rovena, duke mos e fshehur që nga kjo histori ka mbetur e tradhtuar, e zhgënjyer dhe e lënduar. Balerini Eltion Merja, ka preferuar të qëndrojë në heshtje rreth kësaj historie.
Sipas burimeve pranë ish-çiftit të shoëbizz-it, një romancë e Eltionit me një vajzë më të re në vendin ku ai ushtron profesionin, ka çuar në prishjen e lidhjes me artisten. Pas fshirjes së fotove me Rovenën, balerini nuk ka bërë postime të tjera, që mund të zbulojnë më shumë nga jeta e tij private.