Në emisionin e fundit të Përputhen kemi njohur më shumë Denzel. Ai është pjesë prej katër muajsh e formatit por vetëm tani ka zbuluar më shumë rreth jetës së tij në takimin e parë.
Në bisedën me Alesian, ai ka treguar më shumë rreth të kaluarës së tij me një vajzë, me të cilën pati 2 vite lidhje.
Kjo histori ka qenë jo pak e trishtë për Denzel. Pak muaj pas përfundimit të lidhjes, ish e dashura e tij ndërroi jetë dhe kjo e tronditi shumë Denzelin.
“Kam qenë gati 2 vite në lidhje me atë vajzën dhe pak kohë pasi u ndamë, ajo ndërroi jetë. Nuk kisha dashuri më për të, por më ka lënduar shumë fakti që vdiq sepse e kisha afër. Kjo më ka trondit jashtëmase shumë. Mu duk sikur vdiq diçka në jetën time dhe ndjeja një boshllëk. Jeta ikën shpejt dhe është mirë të arrish diçka”, tha konkurrenti i “Për’puthen”.