Një histori tronditëse ka shokuar Britaninë dhe Gjermaninë këto ditë. Ose më saktë është rikthyer sërish si histori.
Christian Brueckner, një pedofil i akuzuar për zhdukjen e një vajze 4-vjeçare 13 vjet më parë, rrezikon të dalë nga burgu.
LEXO EDHE:
Madeleine McCann: Zhdukja tragjike që ka mbërthyer Britaninë
Po policia beson se ish- e dashura shqiptare e pedofilit gjerman, Christian Brueckner, mund të ofrojë të dhëna të rëndësishme për atë që është cilësuar si misteri i shekullit: zhdukjen e vogëlushes britanike, Madeleine McCann.
Nakscije Miftari ishte e dashura adoleshente e Christian Brueckner, personit që mendohet se qëndron pas zhdukjes së vogëlushes 4-vjeçare në Portugali në vitin 2007.
Vetë shqiptarja ka qenë viktimë e dhunës së pedofilit Brueckner dhe ishte minorene në kohën kur ishin të lidhur.
Identiteti u saj u zbulua nga mediat gjermane dhe angleze në ditën kur një zyrtar i lartë gjerman tha se ka prova se Maddie ka vdekur.
Autoritetet gjermane kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar shqiptaren, me shpresë se do të zbulojnë më shemë për rastin e vajzës britanike.
Pedofili gjerman akuzohet për disa krime. Së fundmi ishte burgosur për përdhunimin e një turisteje amerikane 27-vjeçare.
Ai ka rrëfyer te një shok se e di se çfarë ka ndodhur me vogëlushen Maddie. Po ashtu ka dyshime se ai qëndron pas zhdukjes së një vajze të vogël gjermane.