Ish -drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Enkel Joti, është emëruar drejtor i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Joti u largua një vit më parë nga Top Channel, si pasojë e konflikteve të brendshme për marrjen e drejtimit të këtij televizioni.
Ai kaloi për disa muaj në kupolën drejtuese të TVSH dhe tani zëvendëson Ogerta Manastirliun, e cila mori postin e Ministres së Shëndetësisë.
Joti ishte prej më tepër se 12 vitesh në drejtim të Top Channel, e tashmë do të drejtojë një nga qendrat shëndetësore më të rëndësishme në vend.
Ish-drejtuesja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Endira Bushati, ka ironizuar me këtë vendim.
“Enkel Joti emërohet drejtor i QSUT. Drejtori i Top Channel quhet Enkel Joti. Mos më thoni se është i njëjti person?”,- shkruan ajo. /Blitz.al/