Pirro Beati, ish-banori i Big Brother VIP Albania, nuk ka shumë kohë që u eleminua nga shtëpia më e famshme në vend.
Tashmë ai po përballet me jetën post-Big Brother, duke u ftuar në emisione të ndryshme. Mirëpo, së fundmi, ai ka rënë në kurthin e telefonatës në ‘Ndryshe’ në ‘Top Albania Radio’. Anxhela, u shtir si një modele që kërkon të realizojë një set fotografik nudo me Beatin.
“Kam dëshirë të realizoj foto nudo.”
Ajo i sqaroi se çfarë donte të bënte por në fund i tha se ka një kusht. Anxhela, duke qëndruar në rol i tha se në fund të setit, duhet të kryenin marrëdhënie seksuale, pasi e ka zakon. Beati mbeti i befasuar nga kjo kërkesë, duke e mohuar kategorikisht.
Gazetarja: Kam një merak. Unë kam bërë foto dhe më përpara, kam zakon, që pas çdo seti fotografik, kryej marrëdhënie me fotografin.
Beati: What! Jo nuk ndodh kjo.
Gazetarja: Është sikur të nënshkruash një kontratë, sikur të hedhësh një firmë.
Beati: Jo nuk ndodh kjo.