Ishtreshja e famshme e emisionit për automobilizëm “Top Gear”, Jeremy Clarkson, James May dhe Richard Hammond, raportohet se do të fitojnë 250 milionë dollarë nga marrëveshja për emisionin e ri me shërbimin online, Amazon.
Marrëveshja zyrtare u publikua dje pas shumë spekulimeve dhe tani “Financial Times” raporton se Amazoni ka pranuar të paguajë 250 milionë dollarë treshen për kontratën trevjeçare, gjatë së cilës do të mbahen 36 episode, shkruan “koha.net”.
Njoftimi për 12 episode për një sezon ka gëzuar fansat sepse në formatin e kaluar treshja mbante shumë më pak episode gjatë një sezoni. Emisioni akoma nuk ka emër. Spektakli pritet të nisë vitin e ardhshëm përmes shërbimit online Amazon Prime dhe do të jetë në dispozicion për adhuruesit nga të gjitha vendet.
Marre nga Dita