Sot u mbyll dhe nata e dytë e festivalit të fundvitit, i cili ndryshe nga sa mendohet nga publiku shqiptar, ngjall shumë interes te ndjekësit e huaj dhe fansat e Eurovision. Është i disati vit rradhazi që shumë të huaj, duke u përpjekur për të gjetur një link të saktë ku mund të ndjekin festivalin live, komentojnë cdo këngë, cdo performacë, prezantuesit, jurinë, sigurisht shumica e tyre nuk kuptojnë gjuhën por vlerësojnë festivalin si një nga më të vjetërit në Europë dhe më interesantët në gamën e përzgjedhësve të këngëve që shkojnë në Eurovision.
Nata e Parë kishte reagime jo pozitive, këngët e përzgjedhura ishin jo më të pëlqyerat nga publiku europian, festivali u zgjat shumë, sidomos duke konsideruar që shumica e ndjekësve të huaj nuk kuptojnë asgjë dhe tejzgjatja u bë e bezdisshme.
Nga pjesëmarrësit e Natës së parë, definitivisht, sipas dhe sondazhit të Wiwiblogs, fitues është Eugent Bushpepa me këngën Mall, i ndjekur nga Mariza Ikonomi dhe në vend të tretë Manjola Nallbani. Të treja këto ishin këngë që audienca e huaj i cilësoi si më të përshtatshmet për në festivalin Europian dhe me një mundësi më të madhe për të fituar.
Reagime pozitive pati dhe performanca e Elhaida Danit, e cila solli këngën me të cilën na prezantoi në Eurovision, këtë rradhë në versionin shqip, dhe mesa duket audienca e huaj është e mërzitur nga këngët e Shqipërisë thuajse cdo vit në Anglisht. Të njëjtat komente pozitive kishte dhe Aurela Gace si e ftuar e natës së dytë.
Fakti që ka shumë ndjekës gjatë tre netëve të festivalit, të cilët kanë këngët e tyre te parapëlqyera, dhe mbi 800 persona që votojnë në sondazhin e Wiwiblogs, kjo do të thotë se shqipja nuk është gjuhë e mërzitshme për europianët, ndryshe nga ç’mendon Rtsh dhe stafi organizues i përfaqësimit tonë në Eurovision.
Nata e dytë kishte reagime më pozitive, për këngët kishte komente të ndryshme por këngët e natës së dytë ishin më të pëlqyerat nga publiku i huaj. Festivali u hap me një nga pretendentet kryesore për të fituar këtë vit, sipas të huajve dhe sipas wiwiblogs. Performanca e Orgesa Zaimit pati shumë komente pozitive, të gjithë thuajse pëlqyen këngën dhe sërish, në një sondazh pjesa më e madhe kërkojnë që nëse kënga zgjidhet, të dërgohet në gjuhën shqipe. Po aq e pëlqyer ishte dhe kënga Piedestal e Inis Nezirit, ku performanca live përforcoi pëlqimet e eurofansave dhe e sjell këtë këngë në listën e pretendentëve kryesorë. Duket se publiku është lodhur nga baladat e njëpasnjëshme që ka cuar Shqipëria dhe historia ka treguar se baladat nuk na kualifikojnë në finale.
Publiku kërkon këngë ritmike, turbo pop, ndoshta dhe këngë që do konsideroheshin si ‘të paarrira’ nga juria profesioniste e festivalit. (Sa për informacion, të gjithë tallen me faktin që akoma kemi një juri që zgjedh këngët dhe jo telespektatorët kollitetdikush t’i thotë rtshkollitet)
Eurofansat pëlqyen dhe prurjet e reja, Artemisa Mithin dhe Lorela Sejdinin. Grupi Lynx, Denisa Gjezo dhe Tiri morën gjithashtu përgjithësisht komente pozitive.
Orkestra është elementi më i pëlqyer i festivalit. Të ftuarit, intervistat dhe intervalet mes këngëve, jo dhe aq. Fakti që Rtsh akoma e sheh thjesht si një event kombëtar dhe nuk i kushton rëndësinë që duhet tregon se sa punë duhet akoma për të organizuar një festival cilësor, që pse jo t’i kaloj dhe kufijtë e vendit. Dhe për ta mbyllur, dikush ti tregoj Adit të gjithë memet e krijuara gjatë këtyre dy netëve, nëse dikush në Rtsh e di cfarë janë memet dhe një urim personal për prezantimin, por shpresoj të mos vazhdojë të konsiderojë të kënduarin (ky i fundit është një urim dhe nga të gjithë Eurofansat).
Shpresojmë që juria (për herë të fundit) të marrë vendimin e duhur dhe të zgjedhë një këngë që i përshtatet Eurovisionit e që do të mund të na dërgojë në finale këtë vit. Suksese të gjithë këngëtarëve! #MerryFikmas 😀