Një restorant në Shqipëri përmban një menu shumë të frikshme aq sa njerëzit e kanë krahasuar me atë të qytetit Wuhan, duke qënë se në atë vend konsumohen kafshë nga më të ndryshmet.
Restoranti, emri dhe vendi i të cilit nuk bëhet me dije, ofron për klientët një menu, e cila përmban kafshë të egra, të cilat janë në zhdukje dhe nuk lejohen të vriten.
Breshka, iriqi, kaprolli, pëllumbi i egër, rosa e egër, pëllumbi i egër, kaprolli e shumë lloje të tjera gjenden në menu. Këto kafshë nuk lejohen të gjuhen e madje disa prej tyre janë dhe në rrezik zhdukjeje.
Për këtë gjë kanë reaguar shumë aktivistë, mbrojtës të faunës në vend, të cilët thonë se “shpresojmë që kjo menu të mos jetë e vërtetë”.
Kujtojmë se një teori e përhapjes së koronavirusit ishte pikërisht konsumimi i kafshëve të gjalla në qytetin Wuhan.