Iraku ka pezulluar licencën e agjencisë së lajmeve Reuters pasi publikoi një histori duke thënë se numri i rasteve të konfirmuara të COVID-19 në vend ishte më i lartë se sa ishte raportuar zyrtarisht.
Rregullatori i mediave në Irak tha se po e revokonte licencën e Reuters për tre muaj dhe i gjobiti 25 milion dinarë (21,000 dollarë).
Në një letër drejtuar Reuters, Komisioni i Komunikacionit dhe Media (CMC) tha se kishte ndërmarrë veprimin “sepse kjo çështje po ndodhë gjatë rrethanave aktuale që kanë pasoja serioze në shëndetin dhe sigurinë shoqërore.”
Reuters tha se ndjen keqardhje për vendimin e autoriteteve Irakiane dhe se nuk heq dorë nga raportimi i mëparshëm, për të cilën tha se bazohej në burime të shumta.
“Ne po kërkojmë të zgjidhim çështjen dhe po punojmë për të siguruar që të vazhdojmë të shpërndajmë lajme të besueshme në lidhje me Irakun,” tha agjensia e lajmeve në një deklaratë.
Raporti i Reuters, i botuar në 2 Prill, përmendi tre mjekë të përfshirë në procesin e testimit, një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë dhe një zyrtar i lartë politik duke thënë se Iraku kishte mijëra raste të konfirmuara të COVID-19, shumë herë më shumë se 772 që kishte raportuar publikisht në atë kohë..
Përveç pezullimit tremujor, Reuters u urdhërua të lëshojë një falje zyrtare.
Që nga 13 Prilli, Iraku kishte regjistruar 1,378 raste të COVID-19, përfshirë 78 vdekje, sipas ministrisë së shëndetësisë ate./ I.M-Dritare.net