Duke filluar nga e hëna e 25 prillit, INTV do të vijë me një programacion të ri, që i hap rrugën televizionit gjeneralist. Filma, Seriale për fëmijë dhe të rritur, filma dhe dokumentarë do të pasurojnë ofertën televizive që ofron deri tani INTV.
Për të promovuar programacionin e ri dhe të plotë të INTv këto ditë ka nisur online në rrjetet sociale fushata promovuese #shohINtv, që do të jetë aktive përgjatë një muaji.
Programacioni i ri do të këtë supriza dhe larmi për gjithë shikuesit. Tani e në vazhdim përveç intervaleve muzikore si dhe emisioneve të njohura të INtv si: Fun Day, 3Jat, IN Life, IN Da Hood, Zoom IN, Goosip Girl, Geek Room, IN News dhe Agenda, teleshikuesit do të ndjekin edhe një larmi filmash, dokumentarësh, seriale të ndryshme për fëmijë dhe të rritur për gjatë gjithë javes. Programacioni i ri përfshin filma çdo natë në 21:30 dhe gjatë fundjavës. IN do të ofrojë çdo natë filma në 21:30 për dashamirësit e filmit nga secila kategori, CineMania, larmi filmash Hit, CineLove filma romantike dhe CineFun filma për të gjithë familjen.
Serialet që do të transmetohen në INTV
IN Documentaries
Dokumentarë nga më të suksesshmit e më të larmishmit do të jenë pjesë e pandarë e ekranit të IN Tv. Me tematika nga më të ndryshmet dokumentarët si natyror, industrial, biografik etj. Gjithashtu do të ketë edhe dokumentarë kushtuar udhëtimeve, dekorimeve e arredimeve të shtëpive etj.
E shtunë – 19:00
E dielë – 17:00
Movies are IN
Çdo ditë ora 21:30 vijnë filmat më të mirë të ndarë në 3 kategoritë e ndryshme.
CineMania Aksion, thriller, dramë, komedi
Çdo të hënë, të mërkurë, të premte – ora 21:30
CineLove Filma romantik
Çdo të martë – ora 21:30
CineFun Filma për të gjithë familjen dhe filma të animuar
Çdo të enjte – ora 21:30
Cineweekend, gjatë fundjavës do të keni mundësi të shikoni një maratonë filmash.
IN Tv me programacionin e ri synon t’i ofrojë teleshikuesit atë që i mungon ekraneve të tjera gjeneraliste. Larmia e programeve dhe përzgjedhja e tyre për të afruar çdo target grup nga mosha të ndryshme premton një rritje të audiencës.