AMC i dha zyrtarisht dritën jeshile serialit televiziv bazuar në Intervistë me Vampirin e Anne Rice, më shumë se katër vjet pas njoftimit që autoria po punonte për projektin dhe një vit pas njoftimit që rrjeti kishte fituar të drejtat e romaneve të Kronikave të vampirëve dhe Cikli i Shtrigave Mayfair (gjithsej 18 romane) për të ralizuar disa seriale televizive.
Porosia është për një sezon të parë me tetë episode, me synimin për ta transmetuar atë vitin e ardhshëm në AMC dhe AMC Plus. Rolin Jones (Boardwalk Empire, Weeds) do të shkruajë serialin, do ta prodhojë atë dhe do të jetë edhe showrunner. Anne dhe Christopher Rice do të prodhojnë së bashku me Mark Johnson, ish-prodhues i Breaking Bad, Better Call Saul, Halt and Catch Fire and Rectify.