Aktorja turke Çagla Irmak është bërë shumë e njohur në vendin tonë me rolin e “Kaderit” në serialin “Lule të vetmuara”. Ajo tashmë është kthyer në një nga personazhet më të pëlqyer nga publiku dhe me siguri jeni kuriozë të dini më shumë për të. Çagla ka zbuluar më shumë për veten në një intervistë me pyetjet që i kanë bërë fansat dhe këtë intervistë “revistawho.com” jua sjell në vazhdim.
Si ka mundësi që je kaq e ëmbël? Kështu je gjithmonë?
Kader: Si mund t’i përgjigjem kësaj pyetje? Faleminderit shumë që mendon kështu!
Të pëlqen të zbukurohesh?
Kader: Ka ditë që nuk dua të bëj fare makjazh, ka ditë të tjera që më mungon të bëj makjazh. Varet nga dita në ditë.
Çfarë lloj muzike të pëlqen?
Kader: Dëgjoj çdo lloj muzike, por më pëlqen më shumë muzika rock, turk alternative
Çfarë pëlqen të bësh në kohën e lirë?
Kader: Më pëlqen të bëj sport, të lexoj, të shoh filma…
Ku do doje të jetoje?
Kader: Në Norvegji
Cili është ushqimi jot i preferuar?
Kader: Mashurka
Cila është ngjyra jote e preferuar
Kader: Bluja
Cili është aktori jot i preferuar?
Kader: Nga të huajt më pëlqen Ryan Gosling ndërsa nga aktorët turq Kivanç Tatlitug
Cila mendon se është aktorja më e bukur?
Kader: Scarlett Johansson dhe Natalie Portman
Nga çfarë ke fobi?
Kader: Fobia ime më e madhe është humbja e njerëzve të dashur
Çfarë nuk duron dot?
Kader: Gënjeshtrat