Ai është një nga personazhet më të dëgjuar të momentit në Shqipëri por edhe më gjerë. Një adoleshent, i cili i bëri për vete shqiptarët me këngën e tij “My Beautiful Life”, një ndër më të dëgjuarat kudo duke u futur në “Billboard-in” Shqiptar. Quhet OMAR Arnaout dhe është personazhi ndërkombëtar i rradhës pas Angad Hasija (Aleku në serialin Biddai) me të cilin InfoMedia Albania ka zhvilluar një intervistë ekskluzive, vetëm disa ditë para mbërritjes së tij në Tiranë, si i ftuar special në festivalin e Kënga Magjike 2015. Ndiqni në fillim përshëndetjen që OMAR ka bërë për ju dhe më pas intervistën e zhvilluar nga bloggeri ynë Justin Kasaj.
https://www.youtube.com/watch?v=oMhEOdhwp8U
OMAR fillimisht ju falenderojmë që pranuat ftesën e Info Media Albania për të zhvilluar një intervistë së bashku. Në fakt në Shqipëri dimë shumë pak për ju, shpesh gabojmë duke thënë që ju jeni arab, a mund të na tregoni më tepër për origjinën tuaj?
Përshëndetje! Unë jam Omar Arnaout, jam nga Rumania, në fakt prindërit e mi vijnë nga dy vende të ndryshme, Babai im vjen nga Lebanoni që gjendet në Lindjen e Mesmenësa nëna ima është Rumune, por unë kam edhe një origjinë të largët, atë të Shqiptarit.
Eshtë një kënaqësi që talente ndërkombëtare kanë origjinën e tyre nga Shqipëria edhe pse shekujt kanë kaluar dhe pse shumë kujtojnë se vitet asimilojnë popujt e larguar, a keni pasur mundësi ta vizitoni më parë Shqipërinë?
Më vjen mirë dhe besoj se nuk jam i vetmi. Kjo është hera e parë që unë vizitoj Shqipërinë, dhe besoj se nuk do të jetë e fundit, “është vetëm maja e ajsbergut”, jam vërtet shumë kurioz që ta shoh atë. Sidomos duke ditur që ka qënë një vend ku stërgjyshërit e mi kanë jetuar vite më parë.
Kënga Magjike 2015 do t’ju sjellë në vendin e të parëve të tu, si e imagjinoni Shqipërinë, më saktë Tiranën?
Ashtu siç e thashë, origjina ime e familjes është nga Shqipëria, dhe mendoj se është shumë e bukur dhe mezi pres të njihem më mirë me vendin tuaj. Pas orëve të mia të para të qëndrimit, ndoshta që me daljen e parë në Tiranë atëhere mund të them një opinion real dhe të vërtetë.
Po për shqiptarët?
E njëjta gjë, mendoj se është një popull fantastik me plot vlera e virtyte me anën e të cilave, ia shtojnë bukurinë vëndit të tyre. Jo vetëm në Shqipëri por edhe kudo ku ata jetojnë, madje edhe në mbarë botën.
Përveç se do të jeni pjesë si i ftuar special në këtë festival, cfarë keni parashikuar në axhendën tuaj?
Hmmm…Sigurisht dua që të vizitoj edhe disa vënde kryesore në Kryeqytet, nuk do të qëndroj shumë gjatë në Tiranë. Përveç angazhimeve të mia në Kënga Magjike ku do të bëj edhe disa prova para spektaklit, mund t’ju them vetëm që së shpejti do të publikohet një bashkëpunim me një artist shqiptar, i cili do të xhirohet në Tiranë, gjatë qëndrimit tim atje. Por nga kjo anë preferoj të mbetem shumë sekret dhe s’dua të tregoj më tepër, pasi është dhurata ime për vendin tuaj dhe kam dëshirë që të dali në kohën dhe momentin e duhur. Ndoshta të gjithë mund ti lëri pa fjalë, por presim…
A mund të na tregoni më tepër rreth bashkëpunimeve tuaja në muzikë? Po ky që po flisni?
Bashkëpunimet e mia janë shumë, për këtë mund të shikoni edhe kanalin tim zyrtar në Youtube, por që nuk do të mjaftohem me kaq, jam i ri dhe shpresoj që karriera ime nuk do ndalet, jam vetëm në hapat e para. Nuk dua të tregoj shumë detaje, pasi këtë do t’ia lë dhuratë të gjithë fansave të mi shqiptarë por jo vetëm. Për këtë suprizë do të informohen të gjithë posa ta “kopsisë”, dhe do t’ua servir, është vetëm punë ditësh. Nuk gënjej! (qesh)
Qarkullojnë thashetheme se ju do të performoni “My Beautiful Life” në kënga Magjike, vetëm këtë apo edhe ndonjë tjetër?
“My Beautiful Life” është kënga kryesore që unë do të këndoj. E di që të gjithëve i’u pëlqen jashtëzakonisht shumë këtë e kam vërejtur nga mijra komentues dhe klikime në Youtube që vijnë nga shqiptarët. Por edhe në emisionin e Ardit Gjebreas “E Diela Shqiptare”. Për këtë kam bërë edhe një falenderim në profilin tim në Facebook ku ruaj kontaktet dhe i azhornoj të gjithë ndjekësit e mi me bashkëpunimet e mia më të reja, si edhe këngët e mia në spektakle, por edhe emisionet që unë drejtoj në Rumani. Dua të bëj një premtim, nëqoftëse publiku pëlqen performancën time në skenën e Kënga Magjike, mund të këndojë pa pushim, sidomos për Shqipërinë edhe Shqiptarët!
Ju falenderojmë për intervistën tuaj, një përshëndetje e fundit për Shqipërine dhe shqiptarët shumë pak ditë para ardhjes tuaj?
I dua miqtë e mi nga Shqipëria, e dua Shqipërinë! Mezi pres që t’ju shoh dhe t’ju kem pranë në Kënga Magjike. Falenderime të përzemërta edhe ju, Shihemi së shpejti!
EKSLUZIVE e Info Media Albania // Justin Kasaj | Ndalohet kopjimi i kësaj interviste dhe materiali i poseduar në të pa u marrë miratimi i redaksisë (info@imalbania.com)